top of page

E RËNDË/ Dy persona të maskuar grabisin taksistin! Dëshmia: Më morën paratë dhe “Rolex”-in

  • 1 day ago
  • 1 min read

Një i ri ka rënë pre e një grabitjeje në qytetin e Lezhës, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave përgjegjës.


Sipas të dhënave paraprake, ngjarja është denoncuar nga vetë i riu, i cili ka deklaruar se është sulmuar nga persona ende të paidentifikuar. Autorët dyshohet se e kanë ndaluar dhe, pasi e kanë dhunuar, i kanë marrë me forcë sendet personale.


Burime bëjnë me dije se të riut i janë marrë një shumë parash dhe një orë me vlerë, ku dëmi i shkaktuar kap një vlerë të konsiderueshme, rreth 20 mijë euro.


Pas denoncimit, shërbimet e policisë kanë nisur veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Grupi hetimor po punon për mbledhjen e provave, ndërsa po verifikohen edhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, me qëllim identifikimin e autorëve.


Hetimet vijojnë për të përcaktuar dinamikën e plotë të grabitjes dhe për të çuar përpara përgjegjësisë personat e dyshuar për ngjarjen./ Lajmi i fundit

“KORÇA BOOM”


bottom of page