top of page

E RËNDË/ Familja e kërkonte prej 3 ditësh, burri nga Korça gjendet i pajetë në një gropë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • May 15
  • 1 min read

Luan Gurishta, një 71 vjeçar nga fshati Kamenicë i komunës Mollaj në Korçë, është gjetur i pajetë në një gropë me baltë. Ai kërkohej prej tre ditësh nga familjarët, të cilët kishin kërkuar dhe ndihmën e mediave për gjetjen e Luan Gurishtës.


Policia që ishte njoftuar për largimin pa adresë të 71 vjeçarit, por mësohet se për shkak të angazhimit për zgjedhjet parlamentare vetëm dje ka nisur kërkimet në zonën e Kamenicës.


Luan Gurishta është gjetur i zhytur në një gropë me baltë pa shenja jete, pranë një fidanishteje ku dikur kishte shërbyer si roje. I larguar prej gati 3 ditësh nga shtëpia, 71 vjeçari është gjetur i pajetë pasditen e së mërkurës.


Viktima rreth një vit më parë kishte humbur djalin e vetëm, emigrant në Itali për shkak të një aksidenti, dhe nga kjo fatkeqësi kishte kaluar në një gjendje disi të rënduar psikologjike.


Drejtoria Vendore e Policisë Korçë pritet të dalë me komunikatë zyrtare për rastin tragjik të 71 vjeçarit, pasi të përcaktohet shkaku i vdekjes dhe rrethanat. Deri tani, dyshimet janë se Luan Gurishta ka rënë aksidentalisht në gropën e baltës.


"KORÇA BOOM"


ree

bottom of page