E RËNDË/ Magazina përfshihet nga zjarri masiv, humb jetën 25-vjeçari, plagoset një tjetër
- 1 hour ago
- 1 min read
Rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm, në një ambient magazinash në zonën e Fllakës, Sektor Rinia në Durrës, në subjektin me administrator shtetasin S. M., ka rënë zjarr.
Sipas informacioneve paraprake, flakët dyshohet se janë shkaktuar nga një bombul gazi në ambientin ku përgatitej ushqimi për punonjësit.
Si pasojë e ngjarjes, ka humbur jetën nga asfiksia shtetasi O. M., rreth 25 vjeç, me origjinë nga Bangladeshi, ndërsa një tjetër punonjës, shtetasi Ch. Ch., rreth 30 vjeç nga Kenia, është transportuar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e shkakut të zjarrit dhe dokumentimin ligjor të rastit./ Lajmi i fundit
"KORÇA BOOM"
















