E RËNDË NË KORÇË/ 2 emigrantë ilegalë gjenden të vd*kur në mal, dyshohet se humbën jetën nga temperaturat e ulta
top of page

E RËNDË NË KORÇË/ 2 emigrantë ilegalë gjenden të vd*kur në mal, dyshohet se humbën jetën nga temperaturat e ulta

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Dy emigrantë të paligjshëm janë gjetur të pajetë në një zonë malore mbi fshatin Kamenicë, në qarkun e Korçës.


Sipas informacioneve paraprake, viktimat janë të moshës rreth 25 dhe 30 vjeç.


Nga këqyrja e parë në vendngjarje nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se ata kanë humbur jetën si pasojë e temperaturave të ulëta.


Forcat e Policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.

“KORÇA BOOM”


bottom of page