E rëndë në Maliq, një polic i vr*rë dhe një i plagosur. Ishin pjesë e një operacioni dhe…
- 13 minutes ago
- 1 min read
Një person ka vrarë një polic dhe ka plagosur një tjetër...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bashkinë e Maliqit, në zonën e Lozhanit.
Sipas informacioneve paraprake, gjatë një operacioni policor, një person dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj efektivëve të policisë, duke vrarë një polic dhe duke plagosur një tjetër.
Po ashtu edhe autori ka mbetur i plagosur.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të saj.
“KORÇA BOOM”













