top of page

E RËNDË NË SELANIK/ I riu shqiptar humb jetën tragjikisht! 19-vjeçari rrëzohet nga kati i katërt i apartamentit

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 hours ago
  • 1 min read

Një ngjarje tragjike u shënua mbrëmjen e së enjtes në Selanik, ku një i ri 19-vjeçar nga Shqipëria humbi jetën pasi ra nga ballkoni i një banese në katin e katërt.


Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 në qendër të qytetit. Sipas informacioneve, i riu, me origjinë nga Shqipëria, ra në boshllëk nga një apartament që ishte dhënë me qira afatshkurtër.


Në vendngjarje mbërriti menjëherë një autoambulancë e shërbimit emergjent, por fatkeqësisht 19-vjeçari kishte ndërruar jetë.


Hetimet paraprake për rrethanat e ngjarjes po kryhen nga efektivët e Komisariatit të Sigurisë së zonës “Lefkos Pyrgos”./ LAJMI FUNDIT

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page