Yll i njohur i futbollit viktimë e një sulmi të mirëorganizuar
- Korca Boom
- 10 hours ago
- 1 min read
Një ngjarje tragjike ka tronditur futbollin e Amerikës së Jugut dhe ka rikthyer vëmendjen ndaj krizës së sigurisë në Ekuador.
Mario Pineida, mbrojtësi 33-vjeçar i Barcelona Sporting Club dhe ish-lojtar i kombëtares ekuadoriane, u vra pasditen e sotme në një sulm të armatosur, që dyshohet se ishte një ekzekutim i mirëorganizuar.
Ngjarja ndodhi rreth orës 16:30 (ora lokale) në lagjen Samanes 4, në veri të qytetit Guayaquil. Sipas informacionit paraprak nga Policia Kombëtare, Pineida ndodhej jashtë një dyqani mishi kur u sulmua. Një grup personash të armatosur hapi zjarr ndaj tij dhe një personi tjetër që ndodhej pranë.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe motivet e sulmit, ndërsa komuniteti sportiv dhe tifozët kanë shprehur tronditjen dhe ngushëllimet për humbjen e lojtarit.
"KORCA BOOM"



















