top of page

LAJM I FUNDIT/ 35-vjeçari nga Sovjani arrestohet me kanabis në Kapshticë. Procedohet edhe një 21-vjeçar që kapet me lëndë narkotike

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 8 hours ago
  • 1 min read

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë.


Goditen 2 raste të paligjshmërive në kufi.


Kontrolle intensive nga shërbimet e Policisë Kufitare, për parandalimin e lëvizjes në kundërshtim me ligjin, në kufi.


Kapet dhe vihet në pranga nga SPK Kapshticë, një 35-vjeçar i shpallur në kërkim me masë sigurie "Arrest me burg".


Tentoi të kalonte kufirin, me një sasi lënde narkotike, procedohet penalisht një 21-vjeçar.


Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë kanë intensifikuar kontrollet në pikat e kalimit dhe kufirin e gjelbër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.


1.Në kuadër të kontrolleve dhe intervistimeve të thelluara nga shërbimet e policisë kufitare në kufirin e gjelbër, në hyrje për në Shqipëri është ndaluar shtetasi P. H, 35 vjeç, banues në fshatin Sovjan, Maliq.


Ndaj të cilit, Gjykata Korçë ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Shtytja e të miturve në krim".


2.Gjatë kontrolleve të imtësishme, të kryera në bazë të analizës së riskut, ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilët ata lëvizin, shërbimet e Policisë Kufitare Kapshticë në bashkëpunim me shërbimet e DVP Korçë goditën 1 rast të paligjshmërisë në kufi.


Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit O. J., 21 vjeç, banues në Greqi, pasagjer në një linjë autobusi, në dalje të RSh-së, iu gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.


Në përfundim të veprimeve procedurale ndaj 21-vjeçarit nisi procedimi penal, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page