E RËNDË/ Udhëtoi me motor kur doli nga rruga, ndërron jetë 35-vjeçari
- Korca Boom
- 6 days ago
- 1 min read
Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier–Libofshë, në fshatin Agim.
Sipas informacionit zyrtar, 35-vjeçari udhëtonte me motor kur ka dalë nga rruga, duke pësuar lëndime të shumta.
Ai është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier, por nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit./ Oranews
“KORÇA BOOM”



















