E rëndë! Vinçi rrëzohet dhe zë poshtë punëtorin
- Jun 22
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e kësaj të hëne në Prizren, ku një punëtor ka humbur jetën tragjikisht gjatë punës.
Sipas informacioneve paraprake, një vinç është rrëzuar papritur në një punishte në lagjen Arbana të Prizrenit, duke zënë poshtë një punëtor. Përplasja rezultoi fatale, ndërsa kolegët e tij kanë tentuar menjëherë të ndërhyjnë për ta shpëtuar.
Pamjet e siguruara nga vendngjarja tregojnë momentet dramatike pas rrëzimit të vinçit, si dhe përpjekjet e punëtorëve për të nxjerrë kolegun e tyre.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në këtë aksident tragjik në vendin e punës.
“KORÇA BOOM”
















