E uritur dhe e vetmuar, foshnja gjeti ngrohtësi tek një grua me zemër të madhe
- Korca Boom
- 12 hours ago
- 1 min read
Një gjest që preku botën.Në një spital pediatrik, mes dhimbjes dhe heshtjes, një foshnjë e vogël, e braktisur dhe e uritur, priste vetëm. Askush nuk i afrohej, askush nuk mund ta qetësonte… derisa një grua iu afrua me zemër.
Ajo ishte policja Celeste Ayala, një nënë e re që po shërbente në detyrë atë ditë. Por përpara se të ishte police, ajo ishte njeri. Nuk qëndroi si spektatore e një fëmije që qante nga uria. E mori në krahë dhe, me ndjeshmëri të pafund, e ushqeu me gji. Një veprim i thjeshtë, por me kuptim të madh ai që i dha foshnjës atë që i mungonte më shumë: ngrohtësi, kujdes dhe dashuri njerëzore.
Fëmija ishte ndarë nga e ëma me vendim gjykate dhe kishte mbetur i vetëm në spital, nën kujdesin e autoriteteve. Por për Celesten, ai nuk ishte një numër në një dosje, as një rast social. Ishte një jetë që kërkonte dashuri.
Në një botë ku shpesh harrojmë të ndalemi për të ndihmuar, veprimi i saj u bë simbol i humanizmit dhe i forcës së grave. Sepse heronjtë e vërtetë nuk shfaqen vetëm në filma, ndonjëherë, ata mbajnë uniformë, por edhe një zemër të madhe plot mirësi.
Vetëm një nënë mund të bëjë një veprim kaq të madh dhe kaq të thjeshtë njëkohësisht. Në atë moment, Celeste Ayala nuk shpëtoi vetëm një fëmijë nga uria, por i riktheu botës besimin tek njerëzimi.
"KORCA BOOM"



















