Edhe 100 vite të tjera plot suksese, Robert Qirici!
- 4 minutes ago
- 1 min read
Gëzuar ditëlindjen Robert Qirici!
I lindur në Korçë më 29 mars 1966, një emër i njohur në volejboll, me një rrugëtim të pasur si lojtar dhe trajner ndër vite.
Nga parketi me Skënderbeun e Korçës, OFI Crete, G.S.G Grebena dhe MTV Ludwigsburg, deri te kontributi i tij si trajner në Greqi, Gjermani dhe Shqipëri, duke përfshirë edhe angazhimin aktual si trajner i parë me ZEUS Academy Volley U16 në Greqi.
Me eksperiencë ndërkombëtare dhe pasion të palodhur për sportin, ai vazhdon të jetë një figurë frymëzuese për volejbollin.
Edhe 100 vite të tjera plot suksese, shëndet dhe arritje!
“KORÇA BOOM”













