top of page

Edi Martini drejt largimit? Presidenti i kërkon dorëheqjen, trajneri kërkon dëmshpërblimin

16 minutes ago
1 min read

Jo, jo… ende jo. Por pas humbjes 2-0 ndaj Teutës, situata te Vllaznia duket se ka hyrë në një fazë të nxehtë.


Mësohet se presidenti i klubit i ka kërkuar trajnerit Edi Martini të largohet nga drejtimi i skuadrës pas rezultateve të fundit dhe paraqitjes së ekipit në sfidën ndaj Teutës.


Megjithatë, largimi nuk është finalizuar ende. Sipas informacioneve, Martini kërkon që në rast të ndërprerjes së bashkëpunimit të respektohen detyrimet financiare dhe të marrë dëmshpërblimin e parashikuar.


Palët pritet të diskutojnë në orët në vijim për të gjetur një zgjidhje, ndërsa mbetet për t’u parë nëse Martini do të vijojë në stolin e Vllaznisë apo nëse klubi do të vendosë për një ndryshim në drejtimin teknik.


Pas humbjes 2-0 ndaj Teutës, e ardhmja e trajnerit tashmë është në pikëpyetje.

“KORÇA BOOM”


bottom of page