Kush është shqiptari i vr*rë në Itali? Zbulohet identiteti i 35-vjeçarit
35-vjeçari shqiptar Ferdinant Hoti, nga Kurbini, është vrarë me armë zjarri në Itali, ndërsa hetimet për zbardhjen e rrethanave të krimit vijojnë.
Sipas raportimeve të mediave italiane, Hoti dyshohet se është ekzekutuar me një plumb në kokë. Hetuesit po verifikojnë dyshimet se vrasja mund të ketë ndodhur në provincën e Venecias, ku 35-vjeçari jetonte.
Pas ekzekutimit, autorët dyshohet se janë përpjekur të zhdukin gjurmët duke vendosur trupin e pajetë në një automjet dhe më pas duke e hedhur makinën në lumë.
Hetuesit dyshojnë se 35-vjeçari nuk është vrarë në San Giorgio delle Pertiche, aty ku u gjet automjeti me trupin e tij, por se trupi mund të jetë transportuar në atë zonë pas krimit.
Një tjetër pistë që po shqyrtohet është ajo e përfshirjes së më shumë se një personi në skemën e fshehjes së trupit. Gjithashtu, autoritetet po verifikojnë nëse autorët kanë kryer më herët kontrolle në zonë për të përcaktuar vendin ku do të hidhnin automjetin.
Trupi i 35-vjeçarit është sjellë në Shqipëri. Ceremonia mortore pritet të zhvillohet të dielën në Gurrëz të Kurbinit, ku familjarët dhe të afërmit do t’i japin lamtumirën e fundit.
“KORÇA BOOM”
















