top of page

Teuta triumfon në “Loro Boriçi”, dy gola dhe 3 pikë për durrsakët

36 minutes ago
1 min read

Teuta ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Vllazninë me rezultatin 2-0 në “Loro Boriçi”.


Durrsakët e zhbllokuan sfidën në minutat shtesë të pjesës së parë. Në minutën e 45’+2’, Boçi depërtoi mirë nga e majta dhe pasoi në qendër, ku Umejiego devijoi topin duke e dërguar në rrjetë.


Vllaznia u përpoq të reagojë në pjesën e dytë, por Teuta gjeti sërish golin. Në minutën e 51’, Toli harkoi nga e djathta dhe Umejiego u shfaq në zonë për të goditur me kokë. Topi u devijua nga Dumfur dhe përfundoi në portën e Vllaznisë.


Shkodranët tentuan të rikthehen në lojë me disa aksione, por nuk arritën të konkretizonin rastet e krijuara. Teuta pati gjithashtu mundësi për të shënuar golin e tretë, ndërsa Jukaj u detyrua të ndërhyjë në disa raste.


Në fund, rezultati nuk ndryshoi dhe Teuta fitoi 2-0, duke marrë tre pikë në “Loro Boriçi”.

Golat:45’+2’ Umejiego51’ Autogol Dumfur

“KORÇA BOOM”


bottom of page