top of page

EKSKLUZIVE/ Skënderbeu zbulon afrimin e dytë të verës. Ja kush vjen nga Tirana në Korçë!

  • 1 minute ago
  • 1 min read

Është portali ynë “Korça Boom” që zbulon në këto momente afrimin e dytë veror ende pa filluar stërvitja e parë e Skënderbeut të superligës.


Ermal Meta sezonin e ri do të veshë fanelën e Skënderbeut dhe lojtari që ka lindur në Elbasan, por që është rritur te bardheblutë do të duhet të vishet për herë të parë bardhekuq. Këtë lajm e konfirmojnë burime të sigurta pranë klubit Skënderbeu.


Meta është 21-vjeç dhe luan në rolin e shkatëruesit, ndërkohë që sezonin që kaloi ka luajtur 13 ndeshje me Tiranën. Është lojtar i talentuar dhe ka qenë edhe pjesë e kombëtareve të moshave. Julian Ahmataj në këtë mënyrë po afron lojtarë të rinj dhe me prespektivë, ndërkohë që kujtojmë që Kejvi Mejdani ka qenë afrimi I parë që mund të quhet rikthim te Skënderbeut pas huazimit te Kukësi.


Ermal Meta në stërvitjen e parë të Skënderbeut më 1 korrik do të jetë në qytetin juglindor për të veshur për herë të parë në karierën e tij fanelën e Skënderbeut.


Suksese Ermal dhe sa më shumë suksese me Skënderbeun…

“KORÇA BOOM”


bottom of page