top of page

LAJMI FUNDIT/ Skënderbeu shtyn startin e përgatitjeve. Ja data kur zbret në fushë!

  • 3 hours ago
  • 1 min read

Ndryshon data e startit të Skënderbeut për përgatitjet për sezonin e ri 2026-2027.


Ndërkohë që disa javë më parë ishte folur që starti do të ishte më22 qershor ditën e sotme portali ynë mëson se Skënderbeu do të zbresë në fushë në datën 1 korrik.


Kjo shtyrje lidhet me faktin se superliga shqiptare për sezonin 2026-2027 ndryshe nga herët e tjëra pritet të startojë në datën 6 shtator, pra tre javë më vonë se zakonisht.


Sigurisht që data e shtyrjes së fillimit të kampionatit ka bërë që edhe stafi teknk me në krye trajnerin Julian Ahmataj të vendosin që startin ta kenë më 1 korrik.


Ky është lajmi më i fundit që mësohet në këto momente, ndërkohë që deri tani kemi mësuar disa largime dhe pritet të ketë edhe të tjera, ndërkohë që ata që do të vijnë është shpejt për tu zbuluar.

“KORÇA BOOM”


bottom of page