Muzikë, emocione dhe surpriza, çfarë ndodhi në dasmën e këngëtarit të njohur?
- 12 hours ago
- 1 min read
Padyshim që mbrëmja e kaluar do të mbetet një nga momentet më të veçanta në jetën e këngëtarit të njohur Klajdi Haruni, i cili i dha fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e tij në një ceremoni madhështore.
Dasma, e organizuar me shumë elegancë dhe në praninë e familjarëve, miqve të afërt dhe personazheve të njohur të artit shqiptar, u kthye menjëherë në një nga ngjarjet më të komentuara në rrjetet sociale dhe mediat rozë.
Atmosfera festive ishte elektrizuese gjatë gjithë mbrëmjes, ndërsa të ftuarit shijuan muzikën, emocionet dhe surprizat që shoqëruan ceremoninë. Një rol të veçantë në krijimin e atmosferës së festës patën artistët e ftuar për të performuar, mes tyre Artjola Toska dhe Ervis Behari, të cilët ndezën atmosferën me repertorin e tyre.
Pamjet e publikuara nga dasma tregojnë një mbrëmje plot emocione, buzëqeshje dhe momente të paharrueshme për çiftin dhe të ftuarit. Urimet për çiftin e ri nuk kanë munguar, ndërsa shumë miq dhe kolegë të këngëtarit kanë ndarë momente nga festa në rrjetet sociale.
Me këtë ceremoni të veçantë, Klajdi Haruni ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij personale, duke marrë urimet më të mira për lumturi dhe jetë të gjatë bashkëshortore.
“KORÇA BOOM”
















