top of page

LAJMI I ORËS SË VONË/ E RËNDË NË KORÇË: 4-vjeçari bie nga kati i dytë i banesës! I mituri në gjendje të rëndë, pritet transportimi drejt Tiranës

  • 1 minute ago
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë, ku një fëmijë vetëm 4 vjeç ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës.


Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në fshatin Vinçan, ku i mituri, i gjinisë mashkull, është rrëzuar duke pësuar dëmtime në trup dhe në kokë.


Fëmija është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Korçë, ku ndodhet në repartin e reanimacionit të pediatrisë dhe po merr ndihmën e parë mjekësore.


Burime nga spitali bëjnë me dije se për shkak të gjendjes shëndetësore, është parashikuar që i mituri të dërgohet për mjekim të specializuar drejt Tiranë.


Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit./ Panorama.al

“KORÇA BOOM”


bottom of page