top of page

EKSKLUZIVE/ Mbërrin mesfushori që ka luajtur me Sassuolon, nesër del në stërvitje

Jul 16, 2025
1 min read

Updated: Jul 17, 2025

Është sërish portali ynë “Korça Boom” që zbulon edhe blerjen e dytë në këtë mërkato verore të Skënderbeut që sapo ka mbërritur në Shqipëri. Salim Abubakar sot ka ardhur në vendin tonë dhe nesër do të dalë n stërvitje për të bërë prezantimin e tij të parë me fanelën bardhekuqve.


Kujtojmë që Skënderbeu e ka mbyllur marëveshjen me Abubakar prej disa javësh, por vetëm sot u bë e mundur që të mbërrijë në Rinas.


Salim Abubakar është një goditje e rëndësishme kjo për Skënderbeun, klub i cili synon menjëherë rikthimin në elitë gjatë sezonin që vjen.


Me transferimin e 22-vjeçarit afrikan,Skënderbeu rrit kështu forcat në repartin e mesfushës. Abubakar është një “prodhim” i Sassuolos, por ka luajtur edhe te një ekip tjetër italian si Pergolettese, ku ishte i huazuar.


Salim Abubakar, ka luajtur tri ndeshje me kombëtaren e Nigerit, luan në mesfushë, si “8”-sh.


Në këtë mënyrë edhe blerja e dytë është e mbyllur pasi tashmë është në qytetin juglindor, ndërkohë që priten të tjera goditje në këtë merkato vere dhe Skënderbeu nuk ka ndërmend që të ndalet.


“KORÇA BOOM”


bottom of page