EKSKLUZIVE /Trajner serbo-kroat në radarët e Skënderbeut, lëvizje e papritur në Korçë
- May 13
- 1 min read
Në një zhvillim të fundit dhe ekskluziv nga merkatoja, mësohet se Skënderbeu është shumë pranë një marrëveshjeje me një trajner me origjinë serbo-kroate.
Burime për "Korça Boom " bëjnë me dije se negociatat ndodhen në një fazë të avancuar dhe se gjithçka mund të finalizohet shumë shpejt, ndërsa emri i trajnerit pritet të bëhet publik në orët ose ditët në vijim.
Ky zhvillim vjen pas një periudhe ku në stol ka qenë Ivan Gvozdenović, me drejtuesit që duket se po vijojnë me një profil të ngjashëm teknik për drejtimin e skuadrës.
Megjithatë, deri në këtë moment nuk ka ende një konfirmim zyrtar nga klubi dhe palët mbeten të rezervuara për detajet e marrëveshjes.
“KORÇA BOOM”
















