top of page

EKSKLUZIVE /Lëvizje surprizë në Korçë? Shaqe nuk e mbyll kapitullin me Skënderbeun

  • 5 hours ago
  • 1 min read

Klevis Shaqe, mbrojtësi korçar i Skënderbeut, ka mbyllur në këto momente kontratën me klubin korçar, një marrëveshje që ka përfunduar ligjërisht. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ai ka mbyllur të gjitha shtigjet për të vazhduar edhe më tej me Skënderbeun.


Vetë Shaqe ka deklaruar për “Korça Boom” se është i hapur për bisedime me klubin e Skënderbeut.


“Në këto momente mund të them se jam totalisht i hapur për bisedime me ekipin e Skënderbeut. Madje edhe nga ana e klubit dhe e presidentit më është hapur mundësia që të ulemi dhe të bisedojmë. Natyrisht janë negociata që do të finalizohen në momentin e duhur”, është shprehur ai.


Kështu, duket qartë se Klevis Shaqe i ka lënë të gjitha opsionet e hapura, ndërsa edhe klubi nga ana tjetër shfaq interes për një nga mbrojtësit më të mirë të krahut të majtë në kampionatin shqiptar. Gjatë viteve të tij me fanelën e Skënderbeut, ai është treguar një lojtar mjaft cilësor dhe i rëndësishëm për skuadrën.

“KORÇA BOOM”


bottom of page