top of page

EMRAT/ Spitali privat s’deklaroi 1 milionë euro fitime, arrestohet administratori! Përdornin ilaçe të ndaluara për përdorim

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Sep 4, 2025
  • 2 min read

Nga operacioni 'Bilanci' është vënë në pranga administratori i spitalit, Edmond Zaja si dhe u shpallën në kërkim bashkëaksionerët Bilal Kara dhe Geriana Arapi. 


Një spital privat në Zog të Zi është bllokuar ditën e sotme për disa vepra të ndryshime penale. Mësohet se spitali privat nuk ka deklaruar fitime mbi 1 milion euro gjatë periudhës 2024-2025, përdorte për mjekim produkte të ndaluara për përdorim si dhe punonin persona të pa siguruar. 


Nga operacioni 'Bilanci' është vënë në pranga administratori i spitalit, Edmond Zaja si dhe u shpallën në kërkim bashkëaksionerët Bilal Kara dhe Geriana Arapi. Gjatë operacionit, u sekuestruan 100 blloqe mandatesh të pafiskalizuar dhe 27 lloje medikamentesh të dyshuara të kontrabanduara si dhe të ndaluara për përdorim nga autoritetet kompetente. Në këtë spital ishin të punësuar gjithashtu dhe 5 shtetas të pa siguruar.

Njoftimi i Policisë:


Tiranë/Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, operacioni policor i koduar “Bilanci”. Si rezultat i administrimit disamujor të një informacioni të siguruar në rrugë policore, dokumentohen krime ekonomike dhe krime kundër shëndetit, të kryera për llogari të një spitali privat në Zog të Zi. Nga hetimet dhe kontrollet rezultoi se: -subjekti nuk kishte deklaruar fitime me vlerë mbi 1 000 000 euro, gjatë periudhës 2024-2025; -shërbimet spitalore në këtë subjekt kryheshin me produkte të ndaluara për përdorim; -në këtë subjekt punonin shtetas të pasiguruar.


Bllokohet subjekti. Arrestohet administratori i spitalit privat. Shpallen në kërkim 2 bashkaksionerët. Sekuestrohen 100 blloqe me mandate të pafiskalizuara, 27 lloje medikamentesh të dyshuara të skaduara dhe 6 njësi kompjuterike. Gjatë operacionit “Bilanci”, shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare arrestuan administratorin e spitalit, shtetasin E. Z., 62 vjeç, si dhe shpallën në kërkim bashkaksionerët e subjektit, shtetasin turk B. K., 45 vjeç dhe shtetasen shqiptare G. A., 32 vjeçe.


Gjatë periudhës hetimore disamujore, në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, si dhe nga kontrollet në subjekt, u konstatua se nëpërmjet lëshimit të faturave të pafiskalizuara, ishte kryer evazion fiskal me vlerë mbi 1 000 000 euro. Gjithashtu, në spital përdoreshin medikamente të dyshuara të kontrabanduara, të ndaluara për përdorim, nga autoritetet kompetente, si dhe ishin punësuar pa u siguruar, 5 shtetas. Punohet për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për provimin e plotë të këtyre veprimtarive kriminale.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”


bottom of page