EMRI/ Vodhi me forcë një shumë parash në farmaci, kapet hajduti 25-vjeçar!
- Korca Boom
- 19 hours ago
- 1 min read
Policia e Fierit arreston 25-vjeçarin Imanuel Xhino që vodhi me forcë, një shumë parash, në një farmaci në lagjen “Liri”. Sekuestrohet një pjesë e parave që vodhi 25-vjeçari dhe veshjet që ai ka patur gjatë vjedhjes.
25-vjeçari dyshohet se ka vjedhur me forcë, 126 000 lekë në farmacinë në lagjen “Liri”. Një pjesë e shumës së parave dhe veshjet që ka patur autori, gjatë vjedhjes, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprën penale “Vjedhja”./ Oranews
“KORÇA BOOM”



















