top of page

Ermir Rashica pranon me dhimbje lajmin se...

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 30
  • 1 min read

Të gjithë kanë shprehur opinionet e tyre për rënien e Skënderbeut në një kategori më poshtë. Sigurisht, secili ka ndjesitë e veta, që në fund janë përkthyer në keqardhje të thellë. Një nga ata që ka reaguar është edhe futbollisti Ermir Rashica, i cili për “Korça Boom” ka deklaruar:


“Me dhimbje e pranova këtë lajm që Skënderbeu ra nga kategoria. Ky klub ka qenë më shumë se një skuadër për mua, ka qenë një familje e madhe, krenari dhe histori suksesi. Uroj që kjo periudhë të shërbejë për reflektim, për t’u rikthyer në majën e futbollit, atje ku e ka vendin. Forca Skënderbeu!”


Rashica ka kaluar një periudhë shumë të mirë te korçarët dhe tregohet i sinqertë në gjithçka thotë, pasi ky Skënderbe e ka rritur dhe po e çon drejt majave të futbollit edhe në nivel kombëtar.


“KORÇA BOOM”



bottom of page