top of page

Ervin Salianji: “Jam krenar për Gridën, martesa nuk është e domosdoshme

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 1 day ago
  • 1 min read

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka folur sërish për lidhjen e tij me moderatoren dhe ish-kolegen e partisë, Grida Duma.


Në një intervistë për Top Albania Radio, Salianji u pyet se sa krenar është për Dumën, pyetje të cilës ai iu përgjigj pa hezitim: “Jam shumë krenar. Është fat dhe pjesë e botëkuptimit tim.”


Sa i përket martesës, Salianji tha se nuk është e nevojshme që dy njerëz të jenë të martuar për të qenë bashkë.


“Unë mendoj se gjithçka varet nga mënyra se si të vjen dhe ku të vjen. Besoj se njeriu duhet të jetë jo vetëm i lirë, por edhe të zgjedhë rrugën e vet. Nuk mjafton vetëm martesa që dy njerëz të jenë me njëri-tjetrin. Ndërsa në aspektin e bashkëjetesës, nuk mendoj se ka ndonjë ndryshim,” deklaroi Salianji.


Gjithashtu ai tha se beson tek dashuria. “Unë jam besimtar. Besoj në Zot dhe besoj se dashuria ekziston dhe nuk është vetëm në libra. Nuk e shoh si diçka kontratuale. Për mua është e rëndësishme kimia dhe ndjesia,” shtoi ai.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page