top of page

Filip Çakuli largohet nga “Fiks Fare” pas 20 vitesh, ja kush e merr drejtimin e emisionit!

  • 6 minutes ago
  • 2 min read

Çakuli ka qenë i lidhur me “Fiks Fare” për më shumë se dy dekada, duke qenë një prej figurave kryesore të emisionit investigativ.


Ndryshime të mëdha në “Fiks Fare”. Pas më shumë se 20 vitesh në drejtimin e formatit, gazetari Filip Çakuli pritet të largohet nga emisioni, ndërsa drejtimin mësohet se e ka marrë gazetarja Antela Lika.


Sipas raportimeve mediatike, Çakuli dhe Denisa Haxhiaj janë njoftuar për largimin, ndërsa drejtimi i skuadrës investigative mësohet se i është besuar gazetares Antela Lika.


Bashkë me Çakulin do të largohen edhe moderatorët Julian Deda dhe Xhemi Shehu.


Nuk bëhen të ditura arsyet e këtyre ndryshimeve dhe as detaje të tjera mbi vendimin. Po ashtu nuk ka një njoftim zyrtar nga televizioni.


Largimi i raportuar i Filip Çakulit do të shënonte një ndryshim të rëndësishëm për një prej formateve më jetëgjata të televizionit shqiptar. Çakuli ka qenë i lidhur me “Fiks Fare” për më shumë se dy dekada, duke qenë një prej figurave kryesore të emisionit investigativ.


“Fiks Fare” numëron rreth 25 vite histori në ekran dhe gjatë kësaj periudhe ka trajtuar përmes investigimeve dhe denoncimeve problematika të ndryshme që lidhen me administratën, shërbimet publike dhe shqetësimet e qytetarëve.


Drejtimi i skuadrës së “Fiks Fare” mësohet se i është besuar gazetares Antela Lika, e cila prej vitesh është pjesë e ekipit investigativ të programit. Lika ka qenë autore e një sërë investigimesh dhe denoncimesh të transmetuara në emision, duke qenë një prej gazetareve të njohura të skuadrës.


Kalimi i drejtimit tek ajo pritet të hapë një fazë të re për formatin, ndërsa fokusi i programit raportohet se do të mbetet te gazetaria investigative dhe denoncimi i problematikave që prekin qytetarët.

“KORÇA BOOM”


bottom of page