Filo: Ja kur fillon puna për stadiumin e ri…!
- Korca Boom
- Jun 14, 2023
- 1 min read
Kryebashkiaku zbulon fillimin e punimeve
Në Korçë mezi presin fillimin e punimeve për stadiumin e ri. Madje pas shpalljes së fituesit të projektit, në qytetin juglindor presin me padurim që të shohin stadiumin e ri.
Po kur do të fillojnë punimet për stadiumin e ri me një kapacitet prej 10 mijë vende?
Ka qënë i pari i qytetit tonë që ka zbuluar për “Korça Boom” se kur do të fillojnë punimet: “Dua të them se e shumta në fillimin e vitet të ardhshëm do të kemi fillimet e punimeve për stadiumin e ri. Jemi duke punuar për një stadium modern me të gjitha kushtet e nevojshme që kërkohen për ndeshje të niveleve të larta, në mënyrë që të mos udhëtojmë më për të ndjekur Skënderbeun në transfertë. Jemi në kontakte të vazhdueshme me ata që kanë fituar projektin dhe ju premtoj që do të shikoni një stadium model dhe bashkëkohor,” - deklaron Filo për “Korça Boom”.



















