top of page

Fitore me “aromë” evropiane, Drita “likuidon” Differdange dhe mendon për grupin e Conference League

Aug 21, 2025
1 min read

Drita 2-1 Diferdanzh

30’ Dabiqaj, 80’ (p) B. Krasniqi / 65’ Buh


Drita ka bërë një hap drejt fazës në grupe të Ligës së Konferencës duke siguruar një fitore në shtëpi përballë Diferdanzh. Ashtu si në sfidën e Ligës së Kampioneve mes dy ekipeve, diferenca ka qenë minimale dhe kampionëve të Kosovës do u duhet që të administrojnë mirë situatat në ndeshjen e kthimit.


Në ndeshjen e Ligës së Kampioneve mes dy ekipeve, Drita fitoi 1-0 në shtëpi, ndërsa sot, skuadra e drejtuar nga Zekerija Ramadani triumfoi 2-1. Goli i Dabiqajt në pjesën e parë dhe penalltia e Krasniqit në të dytën, bënë të pavlefshëm barazimin e përkohshëm të Buh për skuadrën mike.


Kështu, Drita do të shkojë në Luksemburg me nëj avantazh minimal, duke shpresuar që ashtu sicc bëri në Ligën e Kampioneve, të kalojë përsëri kundërshtarin që ka përballë dhe të sigurojë grupet e Ligës së Konferencës.

“KORÇA BOOM”


bottom of page