Fitore për “infarkt”! Skënderbeu shpëton në sekondat e fundit, “zhyt” Kukësin dhe rimerr kreun e kampionatit
- 20 hours ago
- 1 min read
Skënderbeu ka fituar në shtëpi përballë Kukësit në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë së Parë. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Korçës përfundoi 2-1.
Golin e parë e shënuan vendasit që në minutën e 11-të me anë të Nasr. Ndërkohë që për të rikthyer barespeshën te Kukësi mendoi Birçaj në të 82-tën. Kur u mendua se gjithçka do të mbyllej në barazim, Shaqe “tundi rrjetën” e verilindorëve, në minutën e 91-të.
Kështu, korçarët rikthehen në vendin e parë me 54 pikë. Në krahun tjetër me 15 pikë të grumbulluara, Kukësi mbetet në vendin e fundit.
JAVA 23
(SOT) 21 shkurt
Laçi-Luftëtari 2-1
Pogradeci-Lushnja 3-1
Skënderbeu-Kukësi 2-1
(NESËR) 22 shkurt
Ora 13:30 Burreli-Korabi
Ora 13:30 Iliria-Besa
Ora 13:30 Kastrioti-Apolonia
“KORÇA BOOM”
















