Kryebashkiaku Sotiraq Filo: Skënderbeu rikthehet atje ku i takon!
- Apr 20
- 1 min read
Skënderbeu dje ka siguruar ringjitjen në superligë, ndërkohë që sigurisht komplimentat për skuadrën kanë qenë të shumta.
Nuk ka qëndruar pa komentuar këtë rikthimi si sukses edhe kryebashkiaku i Korçës Sotiraq Filo, i cili deklaron se skuadra do të ketë në të ardhmen suksese edhe më të mëdha.
Postimi i kryebashkiakut Sotiraq Filo:
Rikthehemi atje ku na takon!
Djemtë e Skënderbeut kanë dhuruar një performancë spektakolare dhe një fitore bindëse 4-0 ndaj Kastriotit, duke vulosur në mënyrë të merituar rikthimin në Superiore për sezonin e ardhshëm!
Ky nuk është thjesht një rikthim, por një deklaratë force, ambicieje dhe krenarie për gjithë Korçën. Me shpirt gare, përkushtim maksimal dhe një besim të palëkundur, Skënderbeu po rikthehet më i fortë se kurrë për të synuar majat e futbollit shqiptar.
E ardhmja premton suksese edhe më të mëdha!
“KORÇA BOOM”
















