“Kapiteni kërkon falje: Një penallti që mund të ndryshonte gjithçka”
- 2 days ago
- 1 min read
Si djalë i këtij qyteti dhe si kapiten i ekipit, e ndjej si detyrim moral të kërkoj falje nga zemra.
Së pari, i kërkoj falje Presidentit të ekipit, i cili ka investuar kaq shumë për këtë qytet dhe për ne. I kërkoj falje shokëve të ekipit, sepse ndoshta me realizimin e penalltisë rrjedha e ndeshjes do të kishte qenë ndryshe.
I kërkoj falje trajnerit tim, Çela, që ka dhënë maksimumin në çdo moment, si dhe tifozëve tanë besnikë, që e presin me padurim Superligën dhe na kanë mbështetur gjithmonë.
Futbolli është i tillë ka momente që të ngrejnë dhe të rrëzojnë, por më vjen shumë keq që ndodhi kështu. Megjithatë, nuk duhet të dorëzohemi. Ka ende shpresë, dhe në futboll gjithçka është e mundur.
Do të japim maksimumin në play-off dhe, me Zotin përpara, do të luftojmë deri në fund për të arritur atë që të gjithë e duam.
Ju kërkoj falje me gjithë zemër.
“KORÇA BOOM”
















