top of page

Flakët djegin tregun e fruta-perimeve

  • 2 days ago
  • 1 min read

Një zjarr ka përfshirë tregun e fruta perimeve në Lushnje. Si pasojë e flakëve raportohen dëme të shumta materiale, ndërkohë që nuk ka të lënduar.


Flakët janë konstatuar rreth orës 03:30 të së martës, ndërsa autoritetet po hetojnë lidhur me shkaqet e zjarrit. Nga raportimet mësohet se flakët kanë shkrumbuar një pjesë të konsiderueshme të tregut dhe mallin.


Tregu monitorohet nga kamera sigurie, çka mund të hidhet dritë mbi shkaqet e zjarrit.


Kjo nuk është hera e parë kur tregjet në qytete të ndryshme të vendit përfshihen nga flakët. Zjarreve nuk i kanë shpëtuar tregje në Tiranë apo Durrës, ndërsa hetimet nuk kanë zbuluar nëse ato kanë qenë të qëllimshme apo janë shkaktuar nga pakujdesitë./ Pamfleti

“KORÇA BOOM”


bottom of page