top of page

Flakët shkrumbojnë 5 automjete të rënda, policia: Dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

  • 3 hours ago
  • 1 min read

Pesë automjete të tonazhit të rëndë janë përfshirë nga flakët pas mesnatës në fshatin Shpërdhet të Kurbinit.


Sipas Policisë, dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht nga persona ende të paidentifikuar.

Ngjarja është denoncuar nga administratori i gurores, i cili ka njoftuar menjëherë autoritetet.


Në njoftimin zyrtar, Policia bën me dije se më datë 4 korrik 2026, rreth orës 02:30, shtetasi me inicialet B. A. ka raportuar se në guroren që administron dhe përdor në fshatin Shpërdhet kanë marrë flakë pesë automjete të tonazhit të rëndë.


"Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e autorit ose autorëve, si dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit", thuhet në njoftimin e Policisë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page