top of page

Fluks udhëtarësh drejt juglindjes, ngadalësim qarkullimi pranë unazës së Elbasanit

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Dec 6
  • 1 min read

Me nisjen e fundjavës, një numër i lartë qytetarësh janë drejtuar drejt zonave juglindore të vendit për të kaluar pushimet, çka ka sjellë rritje të konsiderueshme të trafikut në akset kryesore.


Autoritetet rrugore bëjnë të ditur se segmenti Tiranë–Elbasan është ndër më të ngarkuarit, me trafik të rënduar në disa kilometra. Situata paraqitet më problematike pranë unazës së Elbasanit, ku qarkullimi është ngadalësuar ndjeshëm për shkak të fluksit të automjeteve.


Drejtuesit e mjeteve këshillohen të udhëtojnë me kujdes dhe të planifikojnë kohën e nisjes për të shmangur vonesat.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page