“FLUTUROJNË” BILETAT! Kompanitë ajrore rrisin çmimet për shkak të naftës! Siguria ajrore në rajon, e paqëndrueshme
- 2 hours ago
- 2 min read
Rritja e çmimeve të karburantit si pasojë e luftës në Iran dhe tensioneve në Lindjen e Mesme po detyron kompanitë ajrore të rrisin çmimet e biletave, ndërsa industria e aviacionit përballet me kosto shumë më të larta operimi. Ndërkohë, pasiguria në hapësirën ajrore të rajonit po ndikon negativisht tek udhëtimet dhe turizmi global.
Lufta në Iran dhe tensionet në rritje në Lindjen e Mesme po ndikojnë drejtpërdrejt industrinë globale të aviacionit, duke detyruar kompanitë ajrore të rrisin çmimet e biletave për shkak të rritjes së fortë të kostos së karburantit.
Kompanitë ajrore Qantas Airways nga Australia dhe Air New Zealand njoftuan se do të rrisin tarifat e udhëtimit, pasi çmimi i karburantit për avionë është rritur ndjeshëm që nga fillimi i konfliktit.
Sipas kompanive ajrore, çmimi i karburantit për avionë, i cili para konfliktit ishte rreth 85 deri në 90 dollarë për fuçi, është rritur në vetëm pak ditë në nivele mes 150 dhe 200 dollarësh për fuçi.
Për shkak të kësaj pasigurie, Air New Zealand ka pezulluar edhe parashikimin financiar për vitin 2026.
Kompanitë paralajmërojnë për një rënie të mundshme të kërkesës për udhëtime.
Edhe kompani të tjera po reagojnë ndaj krizës. Hong Kong Airlines ka njoftuar se do të rrisë tarifat shtesë për karburantin deri në 35 për qind, ndërsa Cathay Pacific Airëays po shton fluturime shtesë drejt qyteteve evropiane si Londra dhe Zyrihu për të përballuar kërkesën.
Ndërkohë, Vietnam Airlines i ka kërkuar qeverisë së Vietnamit të heqë një taksë mjedisore mbi karburantin e avionëve për të ulur kostot operative, pasi shpenzimet e kompanive ajrore në vend janë rritur deri në 70%.
Situata e sigurisë në hapësirën ajrore të rajonit mbetet e paqëndrueshme.
Sipas shërbimit të monitorimit të fluturimeve Flightradar24, disa avionë që po afroheshin drejt Dubait u detyruan të qëndronin përkohësisht në ajër për shkak të një alarmi të mundshëm për sulm me raketa, përpara se të merrnin leje për ulje.
Sipas autoriteteve të turizmit në Tajlandë, nëse konflikti zgjat më shumë se tetë javë, vendi mund të humbasë afro 600 mijë turistë dhe mbi 1.2 miliardë dollarë të ardhura nga turizmi./ Oranews
“KORÇA BOOM”
















