Formacionet e ndeshjes/ Ja kush luan sot për kuqezinjtë dhe Anglinë
- Korca Boom
- 6 hours ago
- 1 min read
Sot në orën 18:00, në stadiumin “Air Albania”, Kombëtarja shqiptare do të përballet me Anglinë në ndeshjen e fundit të Grupit K për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Anglia kryeson grupin me 21 pikë, ndërsa Shqipëria renditet e dyta me 14 pikë, katër më shumë se Serbia, e cila tashmë është eliminuar.
Për kuqezinjtë, sfida e sotme shërben si përgatitje për fazën e play-off-it të Botërorit, ndërsa Anglia ka siguruar kualifikimin direkt si e para e grupit.
Trajneri i Kombëtares shqiptare ka publikuar formacionin zyrtar për këtë ndeshje, ndërsa tifozët kuq e zi pritet të jenë mbështetja kryesore e skuadrës në “Air Albania”.
Përballja premton emocione të mëdha dhe do të jetë një test i rëndësishëm për ekipin tonë para fazës së play-off-it.
"KORCA BOOM"



















