Shqipëri-Angli, pjesa e parë përfundon pa gola
- Korca Boom
- 4 hours ago
- 1 min read
Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Anglisë ka përfunduar pa gola, me kuqezinjtë që kanë treguar karakter dhe organizim në mbrojtje.
Gjatë minutave të fundit, Hoxha zhvilloi një aksion që solli një goditje këndi, ku kuqezinjtë mbajtën Anglinë në zonën e tyre për disa minuta, duke kërkuar hapësira për të goditur portën kundërshtare. Në minutën e 39-të, Uorton u ndëshkua me karton të verdhë pas një faulli ndaj Asllanit. Pak më vonë, Kuensah goditi me kokë nga një këndor, por Strakosha reagoi në mënyrë të shkëlqyer.
Në të njëjtën kohë, Anglia provoi të rrezikonte me zbritje të shpejta nga krahët, ndërsa Bouen testoi refleksin e Strakoshës në minutën e 36-të. Kuqezinjtë shpesh fitonin topin në mesfushë, por nuk arritën të gjenin pasimin vendimtar për të kërcënuar portën.
Uzuni pati një tentativë të rrezikshme në minutën e 29-të, e cila u anulua për pozicion jashtë loje. Anglezët gjithashtu ekzekutuan një goditje dënimi në minutën e 28-të, por Strakosha kontrolloi topin pa probleme.
Pjesa e parë u mbyll në minutën 45’+1’ pa gola, duke lënë gjithçka të hapur për fraksionin e dytë.
"KORCA BOOM"



















