Foshnja prematurë transportohet drejt Tiranës, situata shëndetësore ende serioze
- 2 hours ago
- 1 min read
Është nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar foshnja 2 muajshe nga Korça, e cila rrezikonte jetën pasi nëna nuk e ushqeu me gji.
Foshnja ka lindur prematurë 7-muajshe dhe ka kaluar trajtim në spitalin e Korçës dhe më pas në Tiranë, ku kishte dalë fillimisht në gjendje të mirë shëndetësore.
Pas kthimit në shtëpi, ajo shfaqi probleme të rënda shëndetësore dhe aktualisht gjendet në gjendje kritike në pediatrinë e spitalit rajonal të Korçës.
Sipas burimeve, dyshohet se nëna nuk e ka ushqyer foshnjën me gji, ndërsa po ashtu ka probleme të shëndetit mendor, që mund të kenë ndikuar në gjendjen e rënduar të foshnjës.
"KORCA BOOM"
















