top of page

FOTO/ Krimi, ky është 30-vjeçari që u qëllua për vd*kje

  • 1 day ago
  • 1 min read

Personi që shikoni në foton e mësipërme është 30-vjeçari Endri Goxhaj i cili u vra mbrëmjen e sotme me armë zjarri në Memaliaj.


Sipas policisë, viktima është qëlluar me armë nga 29-vjeçari Donald Nela, teksa i plagosur ka mbetur edhe vëllai i këtij të fundit, 25-vjeçari Dario Nela.


“Rreth orës 20:50, në Memaliaj, dyshohet se pas një konflikti, shtetasi D. N., 29 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin E. G., 30 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.


I plagosur, në rrethana ende të paqarta, ka mbetur edhe vëllai i autorit të dyshuar, shtetasi D. N., 25 vjeç, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.


Autori i dyshuar, pas ngjarjes, është larguar me automjet, teksa shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij.


Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes/ FaxWEB

“KORÇA BOOM”


bottom of page