FOTO/ Ky është 30-vjeçari që e mori rrjedha e ujit, pasi makina ra në përrua
- Korca Boom
- 21 hours ago
- 1 min read
Ky është 30-vjeçari Jurgen Karaj, personi që rezulton i zhdukur pasi makina ku ndodhej si pasagjer ra në një përrua në fshatin Dars të Klosit.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, kur mjeti tip “Audi” me targa angleze humbi kontrollin dhe përfundoi në ujë.
Së bashku me Karajn në makinë ishte edhe 24-vjeçari Andi Llosha, drejtuesi i automjetit. Llosha ka arritur të dalë vetë nga makina dhe ka shpëtuar, ndërsa dyshohet se Karajn e ka marrë rrjedha e përroit.
Policia e ka arrestuar 24-vjeçarin, pasi ai u largua nga vendngjarja pa njoftuar autoritetet dhe pa i dhënë ndihmë pasagjerit që ndodhej ende në automjet.
Testi i alkoolit e ka nxjerrë atë në gjendje të dehur në momentin e aksidentit. Ndërkohë, kërkimet për gjetjen e Jurgen Karajt vijojnë.
“KORÇA BOOM”



















