FOTOLAJM/ Kabineti qeverisës Rama 4 merr bekimin e presidentit Bajram Begaj
- Korca Boom
- Sep 19, 2025
- 1 min read
Qeveria e re “Rama 4”, është betuar sot tek Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i cili më herët kishte dekretuar kabinetin e ri qeveritar.
Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit të ri u betuan këtë të premte në presidencë për të nisur punën për mandatin e katërt të qeverisë.
Rama mbërriti në Presidencë në orarin zyrtar të përcaktuar për betimin e kabinetit të ri qeveritar, në orën 10:00, ndërkohë që ministrat e tij kishin shkuar më herët.
“KORÇA BOOM”



















