top of page

Franca mposht Suedinë me 3 gola, “Gjelat” kualifikim bindës në fazën tjetër të Botërorit

  • Jul 1
  • 1 min read

Franca ka arritur një fitore bindëse me rezultatin 3-0 përballë Suedisë në New Jersey, në sfidën e vlefshme për 1/16-at e Botërorit.


Takimi i luajtur në “MetLife Stadium” nisi me ritëm të lartë nga “Gjelat”, të cilët provuan disa herë, por sfida u zhbllokua vetëm në fundin e pjesës së parë nga Kylian Mbappe.


Pjesa e dytë nisi si e para, ndërsa Barcola shënoi edhe të dytin në minutën e 53′.


Mbappe nuk u ndal, i cili në të 74′, shënoi golin e tretë për “Gjelat” dhe të dytin personal.


Me këtë fitore, Franca kalon në 1/8-at e Botërorit, aty ku do të ndeshet me Paraguain, ndërsa Suedia e mbyll këtu aventurën e saj në Kupën e Botës.


Rezultati:


Francë 3-0 Suedi


Mbappe 45′, 74′, Barcola 53′

“KORÇA BOOM”


bottom of page