top of page

Fshati Gështenjas në Pogradec, fshati i gështenjave, burimi kryesor i të ardhurave/ Banorët: Mbajmë familjet me to

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 days ago
  • 1 min read

Në fshatin Gështenjas të Pogradecit, gështenja mbetet burimi kryesor i të ardhurave për dhjetëra familje.


Edhe pse sezoni i mbledhjes përfundon në vjeshtë, ndikimi i këtij aktiviteti shtrihet gjatë gjithë dimrit.


Banorët tregojnë se të ardhurat nga gështenja janë vendimtare për përballimin e shpenzimeve të përditshme, në një zonë ku mundësitë e tjera të punësimit janë të kufizuara.


Çmimi i produktit në treg dhe sasia e mbledhur gjatë sezonit përcaktojnë nivelin e jetesës për gjithë vitin.


Sipas tyre shqetësim mbetet ulja e prodhimit ndaj ata  shpresojnë që kjo pasuri natyrore të ruhet dhe të vazhdojë të jetë burim jetese për komunitetin.


Ndërsa dimri shkon drejt fundit dhe banorët presin sezonin e ri të mbledhjes, gështenja mbetet mbështetja kryesore ekonomike për familjet e Gështenjasit.


Të ardhurat e siguruara nga kjo pasuri natyrore vazhdojnë të mbajnë gjallë jetesën në fshat, duke e bërë gështenjën elementin kyç që mban gjallë ekonominë e fshatit./ Top Channel

“KORÇA BOOM”


bottom of page