Fshati në Pogradec që sfidon shpopullimin falë bujqësisë
- 3 hours ago
- 2 min read
Buzaishta në Mokër ka shmangur braktisjen falë kultivimit të patates dhe ujit për vaditje, që sigurojnë të ardhura për banorët. Me mbi 500 banorë, fshati mbetet një shembull i gjallë kundër shpopullimit.
Ka shmangur braktisjen falë kultivimit të patates dhe ujit për vaditje, që sigurojnë të ardhura për banorët. Me mbi 500 banorë, fshati mbetet një shembull i gjallë kundër shpopullimit.
Uji për vaditje, toka pjellore dhe fara e mirë e patates ka bërë që fshati Buzaishtë në Mokër të Pogradecit të shmangë braktisjen, fenomen që ka prekur zona të tjera në të gjithë vendin.
Mund të jetë ndër fshatrat e rrallë malor që ka mbi 500 banorë, në një kohë kur të tjerë po boshatisen.
Dëfrim Çela tregon sekretet që i kanë bërë të mos mendojnë të ikin
"Kam mbjellë tre rreshta dikur, pastaj erdhi holandezi, e ndalon babai dhe hyjnë rastësisht. Fshati Buzaisht sot ka 564 frymë, që i bie 94 familje. E vetmja arsye ka qenë patatja masivisht, nuk ka familje që nuk e kultivon. Marrin të ardhura të konsiderueshme. Për një dylym merrje 60 kunjtal. Kështu filloi misioni i patates, ka patur mundësi për të investuar, shtëpitë, rrugën, i kemi bërë vet rrugicat.
Kryeplaku thotë se nga patatja holandeze dhe sigurisht puna u erdhi mirëqenia
"Kishte rreth 40-50 fermerë e prodhonim vetem nje fare. Vitin tjetër na i sillte nga Holanda, superelite. Atëherë filloi mirëqenia. Kjo që arsye që nuk ikëm. Fshati jonë është i vetmi fshat qe e do tokën, kemi dhe ujë vaditje, kemi e dy rezervuar. Nuk kemi probleme si fshat. Uji e mban fshatin dhe punohet toka. O patate, o fasule o miser. "
Fshati ka shkollë funksionale me rreth 50 nxënës, ambulancë dhe shërbime bazike, por problem për fshatin mbetet rruga dhe rrjeti i vjetër elektrike
"Fshati këtu ka nevojë vetëm për rrugën, nga Velcani të lidhet deri në fshat. Kjo që pate është prishur, duhet zhvilluar, jemi 100 familje, gjynah te ikim"
Banorët janë optimistë se me investime minimale, fshati mund të zhvillohet më tej, në një realitet ku fshatrat zbrazen. Buzaishta mbetet shembulli se uji, toka dhe bujqësia mund të mbajnë gjallë një komunitet të tërë.
"KORÇA BOOM"
















