EMRI/ Në pranga 64-vjeçari i akuzuar për korrupsion dhe trafik
- 2 hours ago
- 1 min read
Adriano Patozi, 64 vjeç, është arrestuar nga policia pasi rezulton i akuzuar nga autoritetet italiane, për korrupsion dhe përfshijë në veprimtari kriminale të trafikut të drogës.
Ky aksion është realizuar si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale dhe shkëmbimit të informacionit me homologët italianë.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Venecias i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për prodhim/shitje narkotikësh dhe korrupsion.
Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e shtetasit Adriano Patozi, në Itali.
"KORÇA BOOM"
















