top of page

Rruga Prrenjas-Librazhd, e mbyllur/ Rama shkon me 2 helikopterë në Korçë. Ja momenti kur zbret nga mjeti fluturues

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Pamjet që shihni tregojnë momentin kur dy helikopterë të Forcave të Armatosura, në stadiumin e Korçës, “Skënderbeu”.


Rama, siç edhe bëri me dije vetë përmes një reagimi, ka shkuar sot në Korçë për të shoqëruar një grup investitorësh me prestigj ndërkombëtar në fushën e arsimit të lartë.

Investitorëve do t’iu prezantohen hapësirat e Polit të Dijes në Korçë dhe të kompleksit të ri në Vlorë, si dy destinacione me potencial për të mikpritur universitete të mirënjohura ndërkombëtare.


Kreu i qeverisë me anë të një postimi në Facebook tha se fluturimi për në Korçë ishte i planifikuar dhe sipas tij nuk ka lidhje me bllokimin e rrugës në Librazhd.


Siç thotë kryeministri Rama në Korçë do të shoqëroj një grup investitorësh, madje edhe drejt Vlorës.


“Nga Korça edhe në Vlorë, për të shoqëruar një grup investitorësh me prestigj ndërkombëtar në fushën e arsimit të lartë, e për t’iu prezantuar hapësirat e Polit të Dijes në Korçë dhe të kompleksit të ri në Vlorë, si dy destinacione me potencial për të mikpritur universitete të mirënjohura ndërkombëtare”, shkroi Rama në X. 


Sa i përket shembjes së rrugës Përrenjasi-Librazhd, e cila është bllokuar që prej datës 21 shkurt, Rama thotë se shembje dherash ndodhin edhe në Itali, duke ia atribuuar dëmtimin e këtij aksi rrëshqitjeve gjeologjike dhe jo autoriteteve përgjegjëse.

“KORÇA BOOM”


bottom of page