Tronditje: 28-vjeçarja gjendet pa jetë në apartament
- 5 hours ago
- 1 min read
Një shtetase e huaj, 28 vjeçe, është gjetur pa shenja jete në një apartament me qira ditore në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Gjergj Fishta”, ku e reja kishte marrë me qira hyrjen ku u konstatua e pajetë. Kanë qenë autoritetet që, pas njoftimit, kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë kryer veprimet e para hetimore.
Sipas policisë, nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Paraprakisht dyshohet se 28-vjeçarja ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore, e cila pritet të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.
Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
“KORÇA BOOM”
















