Pas deklaratës së tezes së Selinës, vjen reagimi diplomatik i gruas së Rogertit
top of page

Pas deklaratës së tezes së Selinës, vjen reagimi diplomatik i gruas së Rogertit

  • 1 hour ago
  • 1 min read

Përplasja në distancë mes Rogertit dhe familjes së Selinës mori një tjetër kthesë gjatë spektaklit BBVIP Fan Club.


Pas deklaratës së fortë të tezes së Selinës, e cila pretendoi se familja e Rogertit i kishte kërkuar para borxh, në studio ishte e ftuar bashkëshortja e banorit për të reaguar mbi situatën.


Ndryshe nga sa pritej, ajo zgjodhi një qasje të qetë, duke shmangur përshkallëzimin e debatit dhe duke theksuar se nuk dëshiron të krijojë një “Big Brother” jashtë shtëpisë.


“Ideja është që unë nuk dua të bëj një ‘Big Brother’ jashtë, refuzoj ta bëj,” – u shpreh ajo.


Sa i përket akuzave për borxhe, ajo preferoi të mos komentojë, duke e konsideruar çështjen si private dhe jo pjesë të debatit publik.


Bashkëshortja e Rogertit reagoi edhe për deklaratën e tij të fortë drejtuar Selinës: “Familja ime e ka mbajtur me bukë familjen tënde”. Sipas saj, gjithçka lidhet me vështirësinë e tij në të shprehur në shqip, pasi ai është rritur jashtë vendit.


Ajo shpjegoi se shpeshherë fjalët e tij mund të tingëllojnë më të ashpra për shkak të përkthimit të drejtpërdrejtë nga një gjuhë e huaj, duke shtuar se Rogerti ka dashur të shprehë afrimitetin mes familjeve, në kuptimin popullor “kemi ngrënë bukë bashkë”.


Në përfundim, ajo theksoi se për strategjinë dhe qëndrimet e tij në lojë do të duhet të përgjigjet vetë Rogerti pas përfundimit të eksperiencës së tij në format.

"KORCA BOOM"


bottom of page