top of page

Partizani fiton dhe barazon pikët me Dinamo Cityn, gara për Final Four më e hapur se kurrë

  • 5 hours ago
  • 1 min read

Java e 25-të e Abissnet Superiore prodhoi spektakël, emocione dhe surpriza, teksa gara për kreun, për vendet e Final Four dhe për mbijetesën bëhet gjithnjë e më e fortë.


Në supersfidën e javës, Egnatia mposhti Dinamo Cityn 1-0, duke ngushtuar diferencën me vetëm dy pikë nga vendi i parë. Skuadra rrogozhinase vazhdon presionin ndaj kryesuesve dhe mbetet një nga pretendentet kryesore për titullin.


Tri pikë me peshë siguroi edhe AF Elbasani, që fitoi 2-1 ndaj Vorës dhe afrohet ndjeshëm me kreun, tashmë vetëm tri pikë larg vendit të parë. Ky sukses rrit besimin dhe e mban skuadrën plotësisht në garë për objektivat sezonalë.


Surpriza e javës erdhi në Ballsh, ku Bylisi mundi 2-1 kryesuesit Vllazninë, duke i dhënë fund serisë prej shtatë fitoresh radhazi të shkodranëve në kampionat.


Në kryeqytet, Teuta triumfoi 1-0 ndaj Tiranës, një fitore që e çon skuadrën durrsake në kuotën e 33 pikëve dhe e afron me zonën e skuadrave pretendente.


Java u mbyll me suksesin 2-1 të Partizanit ndaj Flamurtarit, rezultat që barazon të kuqtë me Dinamo Cityn në kuotën e 36 pikëve dhe e bën edhe më të hapur garën për vendet në Final Four.

"KORCA BOOM"


bottom of page